Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë.
Haradinaj në një intervistë për “Newsweek”, përballë Cristina Manza, tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
“Kësisoji, Kosova do të ketë mundësi të jetë krah ShBA-së dhe vendeve tjera perëndimore, në ofrimin e sigurisë. Pata rastin të flas edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke përmendur faktin se Kosova ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike, një tjetër veprim i yni që dëshmon përkushtimin tonë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me SHBA-në”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
-
Haradinaj: Kosova e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika
-
Haradinaj: Kosovës i duhet mbështetja e Perëndimit për marrëveshjen me Serbinë
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e fokusuar në tërheqjen e investimeve të huaja
-
Haradinaj në takim të rregullt me Kosnettin: Kosova, e vendosur për partneritet afatgjatë me SHBA-në
-
Haradinaj: Kosova ofron mundësi për investime