Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve britanikë, veçanërisht të atyre që humbën jetën në shërbim në Kosovë, ceremoni kjo e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës në të gjitha etapat, përfshirë këtu edhe kontributin e paqeruajtësve britanik që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.
Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e jashtëzakonshëm, guximin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë.