Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shënohet dita përkujtimore e Mbretërisë së Bashkuar

Në nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar sot Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanik.

Shërbimi përkujtimor është përcjellë me ridedikimin e memorialit i cili është zhvendosur nga selia e KFOR-it në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë mirëseardhjeje ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O`Connell, ku më pas kanë vendosur kurora lulesh pranë memorialit përkujtimor, përcjell ksp.

Ndryshe, kjo ceremoni përkujtimore ka mbledhur disa nga personalitetet publike, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli dhe përfaqësues të institucioneve tjera.