Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se dy marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbinë për linjën ajrore dhe hekurudhat nuk do t’i bëjnë dëme Kosovës.
Duke folur për takimin e sotëm të grupeve punuese në Berlin për arritjen e marrëveshjes së hekurudhave, i pari i ekzekutivit tha se ky transport duhet të rregullohet pasi është në gjendje të mjerueshme.
Ndërsa, i pyetur se me anë të këtyre marrëveshje, a ka rifilluar dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se këto marrëveshje janë shenja pozitive.
Ndërkaq, për mundësitë e një qeverie teknike, Haradinaj tha se duhet lënë kohë fillimisht mandatarit për formim të qeverisë.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme, ku bashkë me kabinetin qeveritar bënë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit./KsP.
-
Haradinaj: Ka një mandatar, nuk duhet të flitet për qeveri teknike
-
Haradinaj: Marrëveshjet për linjën ajrore dhe atë hekurudhore me Serbinë janë në interes të Kosovës
-
Haradinaj: Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë
-
Tri zhvillimet që sipas Haradinajt çojnë në marrëveshjen Kosovë-Serbi
-
Haradinaj përmend protestat kundër vendimeve të fundit të Qeverisë