Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se dakordimi për të zbatuar një marrëveshje për dokumente, të arritur në vitin 2011, është një shenjë e mirë e vetëdijësimit se marrëveshjet duhet zbatuar.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se është për keqardhje që është dahsur të shpenzohet aq shumë kohë dhe energji për zbatimin e një marrëveshje që mundëson lirinë e lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve.
“Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën. Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit. Kanë kaluar njëzetë e sa vjet ç’prejse është krijuar një realitet i ri në Kosovë dhe mbi katërmbëdhjetë vjet qysh Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur. Tash është koha e duhur që dialogu të kalojë në një nivel tjetër dhe Serbia ta njohë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
-
Haradinaj: Populli e ka kuptuar mashtrimin, bashkë e rikthejmë shpresën në vend
-
Haradinaj: 7 dhjetori mund të jetë opsion për zgjedhjet
-
Haradinaj për bisedimet në Bruksel: Improvizime të Qeverisë që po i hidhërojnë aleatët
-
Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s'mund të mbetet peng i destruktivitetit të Serbisë
-
Haradinaj e sheh Kosovën në NATO brenda dy vjetësh