Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook dhe ndërlidhen me një postim që ka bërë Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Gjergj Dedaj ndaj Turqisë.
“Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk”, theksoi Haradinaj.
-
Qeveria e Kosovës dënon djegien e flamurit të Turqisë
-
Zv/ministrat e Jashtëm të Kosovës bëjnë politika krye më vete
-
Qeveria distancohet nga Dedaj, por në vend të shkarkimit do ta dërgojë ambassador në Shkup
-
Deputetët e 6+ kërkojnë shkarkimin e Dedajt
-
Haradinaj thotë se zbardhja e së vërtetës për dëbimin e shtetasve turq i ndihmon demokracisë