Deputetët e Grupit 6+ kërkojnë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.
Në kërkesën e deputetëve të Grupit 6+ thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.

Dedaj, ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Serbinë dhe Turqinë i quajti “shtriga të Ballkanit”
“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”, shkroi Dedaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Pavarësisht kërkesës së deputetëve të grupit 6+, Dedaj nuk shkarkohet
-
Nënkryetarja e Kuvendit kërcënon Qeverinë me dalje nga koalicioni nëse nuk shkarkohet Dedaj
-
Simitçi e padit Gjergj Dedajn për “shkelje të së drejtës së një kombësie”
-
Qeveria distancohet nga Dedaj, por në vend të shkarkimit do ta dërgojë ambassador në Shkup
-
Haradinaj: Komentet e Dedajt kundër Turqisë nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë