Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua të martën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Nëpërmjet Facebookut, Haradinaj tha se roli strategjik i SHBA-së për përfshirje në dialogun me Serbinë është i domosdoshëm, derisa potencoi se marrëveshja duhet ta ketë epilogun e njohjes reciproke.
“Gjithashtu z. Lajçak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, shkroi Haradinaj.
Të martën me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian u takua edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi i kërkon Lajçakut të luajë rol ndihmues në heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
-
Lajçaku e O’Brien diskutojnë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
-
Lajçak paralajmëron takime të ndara me kryenegociatorët
-
Opozita i shkon në takim Lajçakut
-
Haradinaj takon Hovenierin, thotë se Plani evropian i jep njohje ndërkombëtare Kosovës