Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u takua të martën, me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Krasniqi shkroi në Facebook se Lajçaku e informoi për zhvillimet në dialog, derisa shtoi se qëndrimi i PDK-së është që procesi të përmbyllet me marrëveshje finale e me njohje reciproke.
“Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmerren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi kryetari i partisë më të madhe opozitare.
I dërguari i Bashkimit Evropian mbërriti në Kosovë të hënën, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.
Ai e përgëzoi Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë me Serbinë.
-
Krasniqi takon Lajçakun: Për zhvillimet në veri nevojiten veprime të përgjegjshme politike
-
Liderët e opozitës kërkojnë nga Lajçaku që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke
-
Krasniqi nga Brukseli: Dialogu të përfundojë me njohje
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Krasniqi i kërkon Lajçakut të luajë rol ndihmues në heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës