Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, sot është takuar me qytetarë në Mitrovicë, prej nga edhe ka bërë thirrje për të punuar së bashku për të jetuar me standarde dhe vlera të BE-së.
Tutje ai ka thënë se po kërkon ushtri të mirë jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Kërkojmë kufi dhe ushtri si i ka hije!
Ne jemi këtu për të qenë partnerë, jemi këtu të punojmë bashkë me fqinjët tanë, jemi këtu jo për t’u bërë lypsarë, por që të jetojmë në standarde dhe vlera të BE-së. Kërkojmë prej tyre që të mos përdorin standarde të dyfishta.
Edhe
Haradinaj viziton ministrin e Mbrojtjes: Ushtria dhe siguria e vendit nga bashkojnë
Ky vend këtu, kjo që shohim me veri, është standard i dyfishtë. Unë po kërkoj që kontrabandën ta zëvendësojmë me tregtinë e lirë dhe të ligjshme. Për këtë kërkojmë kufi si i ka hije, për këtë kërkojmë ushtri si i ka hije, jo vetëm për shqiptarët por edhe për serbët e veriut. Sepse janë njerëz të këtij vendi dhe janë njerëz në shtëpitë e tyre, në tokën e vet.
Dhe ne jemi që ata të ndjehen zot shpije në shtëpitë e veta, në tokën e vet, por jo ta lëmë në pasiguri.
-
Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës
-
Haradinaj: T’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin
-
Haradinaj: Vota sa më e fuqishme për koalicionin AAK-PSD është miratim i vendimeve madhore
-
Koalicioni AAK-PSD nominon zyrtarisht Haradinajn për kryeministër