Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në fshatrat e Suharekës, ku ka thënë se Kosova i ka njerëzit e shtëpisë që janë dëshmuar në mbrojtje të pragut të saj, që e fuqizuan Policinë, kanë bërë vendin me ushtri dhe kanë mbrojtur Trepçën si dhe tregun me taksë.
Tani, sipas tij, me përmbylljen e arkitekturës së sigurisë është hapur mundësia e vërtetë për zhvillim ekonomik.
“Vota sa më e fuqishme për koalicionin AAK-PSD është miratim i këtyre vendimeve madhore dhe garancë për vazhdimin e punëve të shtëpisë”, ka thënë Haradinaj.
“Në takim me banorë të fshatrave Bukosh, Vraniq, Zavragë, Sallagrazhd, Sopijë e Dubravë të Suharekës, mora konfirmimin e tyre për jetësimin e konceptit 100% Kosovë”, potencoi ai.
-
Haradinaj takon kandidatët për deputetë, i bindur se AAK-PSD do të dalin fitues të 6 tetorit
-
Koalicioni AAK-PSD nominon zyrtarisht Haradinajn për kryeministër
-
Haradinaj - qytetarëve: Votimi është vendimi më i madh që mund ta merrni
-
AAK-ja përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh
-
Haradinaj: Në qeverisjen time, prioritet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO