Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë qenë të përgatitur për çdo situatë, pas aksionit të Policisë së Kosovës të zhvilluar në veri.
“Kemi qenë të gatshëm për çdo situatë. Policia e Kosovës e ka respektuar komunitetin atje, qytetarët, duke operuar së pari me njësi të zakonshme. Pas kundërshtimit kanë ardhur njësitë e intervenimit”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se, aksioni i Policisë nuk ishte kundër serbëve por kundër krimit.
“Aksioni s’ka qenë kundër serbëve të veriut. Qytetarët e veriut kanë raportuar krimin. Kosova nuk ka pasë çare pa vepruar”, ka thënë Haradinaj për Televizionin Publik.
Haradinaj ka theksuar se nuk mundet shteti e ligji të dështojnë para kriminelëve.
-
Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri
-
Haradinaj: Pushteti i Kurtit po planifikon ta ngufasë lirinë e shtypit
-
Haradinaj paralajmëron protesta
-
Haradinaj: Krenarë me reagimin e institucioneve të sigurisë në Amerikë
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur të shkojmë në zgjedhje, po përgatit pako financiare