Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar të dërgojë ngushëllime për temën e vdekur të korrigjimit të kufijve.
Ai me të njëjtin ton i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili një ditë më herët e kërcënoi kryeministrin se mund t’ia rrëzojë Qeverinë.
Tha se një gjë që ka vdekur nuk mund të ringjallet. E vetmja gjë që mund ta mbajë gjallë këtë temë, sipas tij, është ndonjë skenar i dhunës në veri.
Ka mohuar të ketë premtuar asociacion me kompetenca ekzekutive e as pozitë për Milan Radojiqiqin, për të cilin tha se edhe presidenti e takon, madje në Prishtinë.
Presidentit iu përgjigj edhe për numrin e veteranëve, insiston se në Dukagjin të gjithë janë veteranë me meritë.
Kryeministri ka folur edhe për AKI-në dhe deklarimet në media se ata kanë dërguar informata të rreme në Hagë.
Kryeministri Haradina, tha se ky institucion duhet të jetë i fokusuar në siguri, e të mos lëshohet në zhvillime të komentuara në media.