Insistimin e vazhdueshëm të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, kryeministri Haradinaj e quan ide të vdekur. Haradinaj ka ngushëlluar dhe uruar njëkohësisht për këtë.
Ka thënë se draft-rezoluta e propozuar nga partitë në pushtet për dialogun e obligon edhe presidentin se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm, raporton KTV.
Për harmonizimin e rezolutës për dialogun, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar në takim liderët e partive parlamentare, të enjten në ora 11:00.
Vetëvendosje kundërshton draft-rezolutën e propozuar nga partitë në koalicion.
Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, thotë se ky dokument i partive në pushtet është i mangët dhe si i tillë po bëhet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Edhe
Afati për presidentin po afron, opozita ia mbyll dyert Vetëvendosjes
Vetëvendosje pritet që t’i përgjigjet negativisht ftesës së kryeparlamentarit Veseli për t’u takuar të enjten. Ndërkaq, dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja dhe PSD-ja, nuk kanë dhënë akoma qëndrim nëse do të marrin pjesë.
Nuk ka vonuar edhe ngushëllimi i radhës i Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për kryeministrin Haradinaj, i cili, paraditen e së hënës, i kishte shprehur atij ngushëllime për vdekjen e idesë se korrigjimit të kufijve.
Nga oborri i Kuvendit të Kosovës, në konferencën e radhës, Hashim Thaçi iu ka shprehur ngushëllime atyre që, siç ka thënë ai, kanë premtuar Asociacion me fuqi ekzekutive, për çka, sipas Thaçit, e kanë caktuar edhe kryetarin e këtij asociacioni, raporton KTV.
E ka quajtur të pamençur kryeministrin Haradinaj, duke i thënë se po ndjehet komod në karrigen e tij prej kryeministri.
Ka përmendur disa herë faktin se posti i kryeministrit nuk është i përhershëm. Ai tha se kundërshtimet e Haradinajt ngjajnë me deklarata populiste e me efekt elektoral.
Konferencën e ka vazhduar me sugjerime të tjera për kryeministrin, duke i kërkuar atij ndryshimin e qëndrimeve në raport më dialogun me Serbinë.
Thaçi theksoi se nuk do të lejojë sakrifikimin e Luginës së Preshevës për interesat e disa individëve që kanë në veri.
Presidenti i ka shpeshtuar daljet e tij në media e tubime të ndryshme, duke proklamuar idenë për korrigjim kufijsh, për çka ka nxitur ballafaqim të ashpër me të gjithë, përfshirë edhe kundërshtimet e hapura me kryeministrin.
Edhe
Në pauzë, konsultimi për institucionet
Ballafaqimi i fundit i tyre që të premten në Marinë të Skenderajt, nga ku Haradinaj tha se do t’i mbrojnë kufijtë, qoftë nevoja edhe nga vet presidenti i shtetit.
Kundërshtim për korrigjim të kufijve në Ballkan ka pasur edhe nga bashkësia ndërkombëtare.