Arbëri

Haradinaj flet për vizitat që bëri në SHBA

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se ndonëse jo protokollare, në kohën sa qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai pati vizita edhe nga Washingtoni.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së duke folur për marrëdhëniet e tij me shtetin amerikan përmendi edhe trajtimin që iu bë gjatë vizitës atje, e që sipas tij, çdo gjë ishte sipas protokollit.

“Të gjitha janë zyrtare po nuk janë protokallare. Nuk kam shkuar në Washington, pra nuk kam bërë vizitë bilaterale. Kam shku m'i vizitu shqiptarët e mi. Nuk ka qenë vizitë bilaterale. Kanë ardhë të më vizitojnë disa miq nga Washingtoni, pra nuk kam shkuar unë, kanë qenë vizita pune dhe kemi punu”, ka thënë Haradinaj.

Ai madje bëri të ditur se vizën e kishte një javë para udhëtimit por kishte zgjedhur të mos e bënte publike atë.
“Unë e korri sot investimin tim që kam bërë 20 vite më parë”, tha ai.