Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Fitër Bajrami na kujton sa i nevojshëm është solidariteti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar festën e Fitër Bajramit, të gjithë shqiptarët e besimit islam.

“Urimet më të përzemërta në këtë ditë feste, edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe kreun e saj, Myftiun Naim Tërnava! Kjo Ditë Bajrami, që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, edhe një herë na e kujton se sa i nevojshëm është solidariteti dhe ndihma për ata që kanë nevojë. Le të na shërbejë kjo ditë si ogur i mirë, që të jemi solidarë e ta mbështesim njëri tjetrin në vazhdimësi”, thuhet në urimin e Haradinajt, postuar në facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo