Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin si dhe shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Në shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës”.
“Po ashtu, faleminderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar ai.