Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Është detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se viti 2024 pritet të jetë me shumë sfida, duke thënë se është “detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse”.

Ai ka shkruar në Facebook të enjten mbrëma se Qeveria Kurti është humbëse në planin e jashtëm dhe të brendshëm, duke theksuar se AAK-ja do të ndihmojë në proceset e brendshme “për të ardhur deri te ndryshimi i domosdoshëm”.

“Në vitin që po vjen na presin shumë punë, pasi që po shihet që do të jetë një vit me plot sfida për shtetin. Është detyrë e jona ta ndalim këtë qeveri humbëse, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Si Aleancë nuk do të hezitojmë t’i ndihmojmë proceset e brendshme për të ardhur deri te ndryshimi i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së AAK-së, kreu i partisë opozitare ka shtuar se deputetët e këtij subjekti kanë dëshmuar angazhim proaktiv në shumë tema. Sipas tij, në komunat ku qeverisë AAK-ja, performanca është e lartë dhe jemi shembull i qeverisjes.