Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e albanologut kanadez me prejardhje gjermane, Robert Elsie.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të albanologut kanadez me origjinë gjermane, ndër më të shquarit e kohës sonë, Robert Elsie.
Elsie ishte albanologu më prodhimtar, autor i dhjeta librave nga fusha e albanologjisë si dhe kritik e përkthyes në anglisht i letrave shqipe.
Poashtu, ai do të mbahet mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, "Lahuta e Malësisë".
Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe miqtë, por njëherësh edhe për albanologjinë dhe historiografinë, për shqiptarët përgjithësisht dhe Kosovën në veçanti.
Ngushëllime!
Pastë dritë shpirti i tij!
