Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të kotë takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Haradinaj ka shkruar se Kurti ka vendosur “që të mos bëjë asgjë në këtë proces”.
“Ai nuk po do ta kuptojë se pa përfshirjen e SHBA-së, dialogu është i vdekur. Ai nuk po do ta kuptojë se me Borellin dhe Lajçakun është në qorrsokak.
“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për kryeministrin. Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit”, ka shkruar tutje ai.