Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Do ta ndihmojmë SOS fshatin për misionin e shenjtë që e ka

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Gala mbrëmjen humanitare të SOS Fshatrave të Fëmijëve, të përkrahur nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, për mbledhjen e fondeve me të cilat ndihmohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur dhe fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.

Siç njofton zyra e Kryeministrit, Haradinaj, tha se bashkëndjen me të gjithë për faktin se në këtë ngjarje, ishte në dy cilësi, e para si një prind, ku fëmijët i janë rritur në periudhat e tij të vështira, dhe e dyta si kryetar i Qeverisë.

Haradinaj tha se duke qenë në krye të Qeverisë, do ta shfrytëzojë një të drejtë që e ka, që të ndajë një shumë të caktuar për SOS fshatin.

“Dhe këtë do ta bëjë me respektin më të madh në emër të popullit, për punën kaq humane të SOS fshatit që e bëni. Njëkohësisht do ta vazhdojmë përkrahjen e vazhdueshme për ju, sepse fakti se ju përkujdeseni për fëmijët pa prindër, fëmijët e braktisur, ju e kryeni një mision human, të shenjtë. Në emër të të gjithë neve, në emër të popullit tonë ju falënderojmë nga zemra për këtë punë që e bëni. Po ashtu, kushdo prej nesh që e merr mundësinë ose e shfrytëzon rastin që të përkrahë SOS fshatrat tona, të përkrah një familje për fëmijët pa familje lumi ju, bravo ju qoftë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Anita Haradinaj, tha se duke folur në cilësinë e një nëne, që i ka rritur fëmijët e saj në SOS dhe i ka edukuar aty, SOS, përveç se është një institucion edukativ, është një familje e madhe për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij.

Drejtoresha Ekzekutive e SOS Fshatrave të Fëmijëve, Nezahate Salihu, tha se mbrojtja dhe sigurimi i mirëqenies së fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve, përgjegjësi e familjes, shkollës, institucioneve, bizneseve dhe komunitetit.

Edhe Për Ditën e Fëmijëve, Haradinaj me nxënës të shkollës “Faik Konica” Arbëri Për Ditën e Fëmijëve, Haradinaj me nxënës të shkollës “Faik Konica”

“Ne besojmë që përmes kësaj mbrëmje të dërgojmë mesazhin se ne si shoqëri duhet të veprojmë, duhet të besojmë në fëmijët tanë”, tha Salihu, duke kërkuar mbështetje për fëmijët.

Para të pranishmëve foli edhe Astrit Panxha, Drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës i cili tha se prodhuesit do të jenë partner afatgjatë i SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.