Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për unitet dhe vigjilencë, duke thënë Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në rajon, përmes krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai këto komente i bëri në një akademi përkujtimore kushtuar Betejës së Çabratit, në të cilën u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.
I pari i ekzekutivit tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike dhe njëherësh pamundëson shtrirjen e ndikimit dhe interesave të Rusisë në rajon, dhe se janë të përkushtuar që Serbia të mos arrijë në lumin Ibër përmes formimit të “Dodik Republikës”, duke iu referuar Republikës Serbe në Bosnje.
“Dodiku është problemi më i madh i rajonit, i cili mendon se me Putinin do t’i zgjidhë problemet në Ballkanin tonë. Ne do të jemi të vendosur sikurse kemi qenë, sikurse e kemi penguar ndarjen e Kosovës që të pengojmë influencën e Rusisë përmes një Dodik Republike, siç është tani një asociacion i komunave me kompetenca që mundësojnë prezencën dhe ndërhyrjen e mëtejme në jetën tonë të brendshme, jo të Serbisë, por të Rusisë”, tha Haradinaj.
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Rama: Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë mospajtimet për t’ia pamundësuar Rusisë ndikimin në rajon
-
A është e mundshme përhapja e konfliktit nga Ukraina në Ballkan?
-
Haradinaj: Kurti dhe Serbia po e përdorin Asociacionin për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe
-
Haradinaj-Kurtit: Serbia nuk zmbrapset me ‘trimat e rrjeteve sociale’