Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kompanitë më të mëdha amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.
Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.
Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës.
Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
-
Ndërmarrjet nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë punësojnë 25 mijë vetë
-
Haradinaj u thotë biznesmenëve amerikanë se Kosova ofron kushte të mira për investime
-
Haradinaj: Do të shohim mundësitë e furnizimit të rregullt me rrymë për prodhuesit vendorë
-
Haradinaj: Kosova në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj
-
Haradinaj: Kosova mirëpret investimet e huaja që nxisin hapjen e vendeve të punës