Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Dhimbja e masakrës së Rezallës ende e freskët

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e masakrës së Rezallës në shënimin e 19 vjetorit të saj.

Haradinaj ka thënë se dhimbja e kësaj masakre është ende e freskët dhe peshon rëndë në kujtesën e popullit.

“Përherë do t’i nderojmë viktimat, sepse respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Përulem para kësaj sakrifice, përjetësisht”, shkroi kreu i ekzekutivit, përcjell KosovaPress.

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës së Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Artikuj të ngjashëm