Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka vizituar edhe familjen e ish-presidentit, Rugova për të cilën tha se ka dhënë shumë për Kosovën.
“Është përvjetori i vdekjes së presidentit tonë të parë dhe historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. I bëmë nderim te varri dhe vizituam edhe familjen. Sot për simbolikë, ashtu sikur edhe presidenti ka qenë çdo herë i përcaktuar, sytë dhe orientimin kah Amerika, unë kam një bashkatdhetar, shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktarin, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë afër presidentit. Nuk është i vetmi, ka pasur shumë shqiptarë që e kanë përkrahur atë lëvizje për Kosovën e pavarur para luftës, gjatë luftës, por edhe sot. I shprehim respekt jetës dhe veprës së presidentit Rugova. Është një respekt i përjetshëm. Lavdi”, ka thënë kryeministri Haradinaj, pas vizitës që i bëri familjes së presidentit Rugova.
Sot, 12 vjet më parë kishte ndërruar jetë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
-
Haradinaj te varri i Rugovës: Do të jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij
-
Haradinaj: Kosovën e presin sfida të mëdha, por angazhimi i Rugovës jeton gjithnjë
-
Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës
-
Haradinaj te varri i ish-Presidentit Rugova për nder të ditëlindjes së tij
-
Haradinaj: Jeta dhe vepra e Rugovës ka qenë lajm i mirë për Kosovën