Projekt historik e ka quajtur bashkimin kombëtar Kosovë - Shqipëri, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se ky projekt është i shekujve, por në etapën në të cilat ndodhen aktualisht Kosova dhe Shqipëria, është me rëndësi që të thellohet bashkëpunimi e të hiqen pengesat, duke specifikuar taksën në Rrugën e Kombit.
“Çështja e bashkimit kombëtar është projekt i shekujve, por në etapën që ndodhemi mendoj se është me rëndësi që Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm, të heqim pengesat burokrative e administrative e të tjera, ose të heqim taksën e rrugës. Do të ishte mirë të veprojmë më konkret dhe të ndihmojmë lidhjen më të fuqishme ekonomike, të gjithanshme, Kosovë – Shqipëri”, ka thënë ai pas mbledhjes së Qeverisë, duke komentuar deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi për bashkimin kombëtar.
-
Haradinaj: Bashkë me Shqipërinë, si komb drejt integrimeve euro-atlantike
-
Kosova kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, Shqipëria hesht
-
Kronika zgjedhore / Haradinaj: Mundësia e bashkimit kombëtar shpejton njohjen nga Serbia
-
Haradinaj: Kosova s’do të ketë më nevojë për reciprocitet ndaj Serbisë
-
Haradinaj: Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, bashkohemi me Shqipërinë