Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Autostrada për Gjilan do të bëhet

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherit edhe kandidat për Kryetar të kësaj Komune, Rexhep Kadriu.

Në takim kryeministri Haradinaj ka konfirmuar se autostrada për Gjilan do të bëhet dhe deklaratat për heqjen dorë të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ky projekt janë thashetheme elektorale, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kërkesën e nënkryetarit Kadriu për rindërtimin e kapërderdhësës në Pendën e Përlepnicës, të cilën është zotuar se do ta procedojë tek autoritetet qeveritare për realizim.