Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj njoftohet me prioritetet urgjente të komunës së Gjilanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili prezantoi prioritetet e Komunës së Gjilanit të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.

Kadriu shprehu bindjen se qeverisja Haradinaj do të gjejë zgjidhje për problemet që i rëndojnë qytetarët e Komunës së Gjilanit.

Gjatë takimit, u bisedua për fillimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, si nyje shumë e rëndësishme që do të ndihmonte në qarkullimin më të lehtë të njerëzve dhe mallrave.

Haradinaj theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Gjilan dhe asaj Gjilan-Kllokot.