Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Agjenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush

I nominuari i koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe të tjerë nuk po e sheh problem formimin e Qeverisë nga ai, anipse sipas rezultateve të deritanishme parlamentare këtë koalicion e lënë në kuotën e 39 ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Në një prononcim për Top Channel, Haradinaj ka thënë se formimi i qeverisë do të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese, me mandatin kushtetues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Por nuk shohim vështirësi sa i përket formimit të saj. Ne jemi në punë e sipër që kjo të ndodhë brenda afatit të duhur kohor. Agjenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, përfshi këtu edhe Beogradin, e jo më prej Listës Serbe”, ka thënë Haradinaj.

“Ne jemi një brez që kemi qenë në gjendje për çdo sakrificë për atdheun, ndaj jemi të vendosur t’i kryejmë punët e Kosovës. Por do të punojmë me komunitetet joserbe dhe serbe, gjithsesi jo duke e lënë Kosovën të jetë peng i votës penguese”, deklaroi më tej ai.