Në Top Story, Ramush Haradinaj shprehu bindjen se deputetët serbë të dalë nga zgjedhjet e fundit, nuk do të kundërshtojnë formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Ata janë qytetarë të Kosovës dhe e respektojmë zgjedhjen e qytetarëve të Kosovës. Ajo që ka rëndësi është që agjenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, as nga Beogradi. Do të punojmë me komunitetet, por jo që vendi të bëhet peng i votës penguese. Serbët nuk janë kundër ushtrisë. Ka një këmbëngulje nga Beogradi, por ne nuk na intereson se çfarë mendon Beogradi për këtë temë”, i tha TCH ai.
Haradinaj tha se formimi i ushtrisë do të ndodhë në kohën e duhur dhe në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.
Gjithashtu, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma tha se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 2014 në lidhje me formimin e qeverisë.
“Ngritja e qeverisë do të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shohim vështirësi në këtë”, deklaroi ai.
-
Rashiqi beson se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë e vetme me komunitetet
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj: Prioritet anëtarësimi në BE e NATO
-
Haradinaj: Shtatë vjet ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës
-
Rashiq: Cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve, Qeveria do të formohet