Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se angazhohen për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Ai ka theksuar se e kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes.
Haradinaj, këto deklarime i bëri në tryezën e grupit parlamentar të AAK-së me temën “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”.
“AAK është parti atdhetare dhe në thelb ka atdheun. Këto vlera janë të lidhura mes vete, janë të vlerësuara në të gjitha kohërat. Aleanca angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Do të kundërshtojmë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes”, tha Haradinaj.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale.
“Po e bëjmë këtë për të dhënë një shembull se diskursi publik për atë që e ka mbajtur kombin shqiptar, për familjen, ta bëjmë në formën më profesionale e transparente”, tha ai.
Edhe
AAK-ja hap fushatën, kritikon qeverisjen e Kurtit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucioni i rëndësishëm.
Në fjalën e tij, ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë./EO
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në
-
AAK-ja përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh
-
Haradinaj: Vota për AAK-në është votë për rrymë më të lirë