Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Organizatën Terre des hommes - Kosovo (Tdh), njofton se ka hapur “Qendrën e qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge”.
Sipas njoftimit të Komunës përmes një Facebookut, kjo qendër është bazuar në modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimet për fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje si dhe shërbimet e specializuara për fëmijët - viktima të abuzimit seksual, të zhvilluar enkas për Kosovë nga Tdh, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, kjo Qendër përmes ofrimit të shërbimeve të integruara, do të kontribuojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve duke zvogëluar kohën që ata kalojnë në rrugë, drejtpërdrejtë duke minimizuar kështu rreziqet e mundshme që u kanosen atyre mu për shkak të qëndrimit të gjatë në rrugë.
Kjo Qendër ditore, po ashtu, do të ofrojë një ambient të ngrohtë ku këta fëmijë do të ndihen të sigurt, do të kenë mundësinë të integrohen, përderisa në shërbime gjithashtu përfshihen shujtat ushqimore, lojërat edukative, socializimi e aktivitetet arsimore, si dhe këshillimi profesional.
-
Qendra ditore që largon fëmijët nga rruga dhe i kthen në shkolla
-
Dhjetëra fëmijë në situatë rruge vizitojnë qendrën e hapur rishtas për ta
-
Prizreni me qendër për fëmijët e cenueshëm
-
Komuna e Prishtinës me kampanjë vetëdijësuese për fëmijët në situatë rruge
-
BE: Më shumë mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara