Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet parkingu i ri në Drenas

Drenas, 20 korrik - Në Drenas sot është hapur parkingu i ri, i cili mundëson parkimin e mbi 110 veturave. Hapjen e këtij parkingu e ka bërë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi.

Parkingu gjendet mbrapa Stacionit të Autobusëve dhe është i hapur nga ora 07:30 të mëngjesit deri në ora 23:00, 7 ditë ne javë. Parkingu është me pagesë simbolike prej 0.20 euro për orë, ndërsa hapja e tij është bërë për arsye se gjatë sezonit të verës shumë bashkatdhetarë tanë vijnë për pushime në familjet e tyre dhe qyteti ofron pak mundësi parkingu. Por për parking ka pasur kërkesa të shumta edhe nga qytetarët.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka thënë se me hapjen e këtij parkingu, do të lehtësohet qarkullimi në rrugët nëpër qendër të qytetit. Ai njëherit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë parking dhe të mos parkojnë veturat e tyre ku është e ndaluar, sepse rrezikojnë edhe konfiskimin e veturave nga ana e Policisë.

{gallery}