Është hapur llogaria bankare për “Fondin e Sigurisë”.
Të martën është themeluar Fondi i Sigurisë. Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve që dedikohen për këtë fond. Llogaria është funksionale nga dita e sotme.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sipas autorizimit të Kryeministrit, Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri - Fondi i Sigurisë. Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj . Llogaria është funksionale nga sot 2 Mars 2022, dhe të gjitha transferet mund të realizohen brenda dhe jashtë vendit”, thuhet nga MF-ja.

-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale
-
Dita e Forcës në foto
-
Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza
-
Kursimet e Mençura – Si të Përfitoni Më Shumë nga Paratë Tuaja
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera