Rahovec, 25 maj - Gjatë ditës së enjte, në objektin e Komunës së Rahovecit u bë hapja e ekspozitës për vlerësimin preliminar të tokës. Ekspozita është projekt i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave-departamenti i tatimit në pronë, shtetin Suedez dhe Komunat e Kosovës. Qëllimi i hapjes së ekspozitës është informimi i qytetarët rreth vlerësimit preliminar të tokës.
Agron Thaqi, zëvendësdrejtor i tatimit në pronë në Ministrin e Financave, ka thënë se praktika si kjo do të vazhdojmë edhe në të gjitha komunat. Këto vlerësime janë fillestare dhe kjo ka ardhur pas një hulumtimi disavjeçar të vlerave të tregut në secilën komunë. Para qytetarëve, përmes kësaj ekspozite do të shpalosen çmimet fillestare të tokave, të ndara në zona brenda territorit të Komunës së Rahovecit.
Ekspozita do të jetë e hapur një muaj.
-
Në Mitrovicë u hap ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës
-
Ekspozitë për vlerësimin preliminar të tokës për komunat e Kosovës
-
Nga viti i ardhshëm do të nisë tatimi për tokë, lirohen ata që e punojnë
-
Në Rahovec nis shpërndarja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2018
-
Interesim simbolik i pronarëve për vlerën e tokave