Pejë, 23 qershor – Deri këtë javë qytetarët e Komunës së Pejës kanë pasur mundësi të kuptojnë më shumë për vlerën e tokave të veta në ekspozitën 30-ditore që ishte e hapur në korridorin e Administratës Komunale, para sporteleve të tatimit në pronë, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, duket se kjo ekspozitë që është hapur në kuadër të fushatës me moton “Sa vlen toka juaj”, e financuar nga Qeveria suedeze dhe e implementuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe organizatës suedeze “SIDA”, nuk e ka tërhequr aq shumë interesimin e qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e Drejtorisë së Financave, që u kanë dhënë informata qytetarëve të interesuar për vlerën e tokave sipas kategorizimit të tyre në bazë të zonave se ku gjenden, kanë pritur numër më të madh që do të vizitonin ekspozitën. Sipas tyre, interesimi ka qenë kryesisht i disa prej qytetarëve kur kanë ardhur për çështje të tjera në komunë dhe pastaj nga kureshtja janë interesuar për ekspozitën se çka është ajo dhe kanë vazhduar më tej.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.