Tiranë, 16 qershor - Bypass-i i Fierit, një nga veprat kryesore të infrastrukturës rrugore shqiptare, jetik për lëvizjen sidomos gjatë sezonit veror, është hapur në të dyja korsitë e tij.
Ky aks i rëndësishëm rrugor, 22 km mund, të përshkohen në 15 minuta me një shpejtësi 120 km/h.
Bypass-i i Fierit ka një rëndësi të veçantë pasi bën të mundur lidhjen e tre akseve: Lushnjë-Fier, Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë, por njëkohësisht bën lehtësisht më të aksesueshëm bregdetin e Jugut.
Ndërtimi i këtij aksi dhe vendosja në funksion shkurton me 35 minuta distancën Tiranë-Vlorë.
Bypass-i i Fierit është një nga segmentet kyçe të autostradës Veri-Jug. Ai ka gjerësi 22 metra, gjatësi afërsisht 22 km, me vlerë investimit prej 60 milionë euro dhe është financuar nga BERZH dhe BEI.
- Një autostradë si urë e ferrit dhe disa thasë me gëlqere për Qeverinë e Kosovës
-
Tuneli i Llogarasë pa pagesë deri më 15 shtator
-
Pas dy vjetësh e gjysmë, finalizohet ujdia e financimit të tunelit Prizren-Tetovë
-
Kurti tregon për planin dhe koston e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë
-
Hapet sot për qarkullim Rruga e Arbrit në Shqipëri