Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, bënë hapjen e ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ministri Pacolli.
Pacolli ka kujtuar se Emiratet e Bashkuara, ishte shteti i parë arab që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Postimi i Pacollit:
Sot u hap ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.
-
Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore
-
Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Netanyahu thotë se ka vizituar “fshehurazi” Emiratet e Bashkuara Arabe