Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli në Emiratet e Bashkuara Arabe, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaci

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij dy-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Pacolli mbajti një fjalim në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën "The New Nexus - Diplomacy, Security and Digital Nation State", ngjarje kjo, që ka bashkuar shumë ministra e akademik nga shtete të ndryshme të botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pacolli, si njëri nga panelistët kryesor të konferencës referoi mbi temën e procesit të shtet-ndërtimit dhe ndërlikimet në diplomaci.

Pas konferencës dhe interesimit të shprehur nga mediat, që mbulonin këtë aktivitet, Pacolli së bashku edhe me panelistët e tjerë mbajtën edhe një konferencë për media.

Pacolli, vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe e vazhdon edhe nesër, ku do të pritet në takime nga përfaqësues të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Samiti i INTERPOL-it, nismat për marrëveshjet bilaterale, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe hapja e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi janë disa nga temat kryesore, që pritet të diskutohen në kuadër të këtyre takimeve respektive.