Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se në rrjetin social Facebook janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, të ngjashme si kjo https://www.facebook.com/kuponatfiskal/.
ATK, përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se e vetmja llogari zyrtare në Facebook e këtij institucioni është https://www.facebook.com/rks.atk/, dhe se këtu mund të gjeni gjithçka që ju intereson të dini rreth aktiviteteve të administratës tatimore, apo edhe përmes faqes zyrtare www.atk-ks.org.
Po ashtu, ATK ka njoftuar të gjithë personat që menaxhojnë faqet e rreme se do të ndërmerren veprime ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
Hapet aplikimi për ankesa për ata që s’i morën 100 eurot
-
“Fajde” me letra
-
Mbledhja e tatimeve edhe evazioni fiskal, sot në “60 Minuta” me drejtorin e ATK-së
-
ATK-ja gjatë vitit 2025 ka arritur të hyra mbi 1 miliard euro