Ferizaj, 19 maj - Organizata joqeveritare “HandiCap Kosova”, Dega në Ferizaj ka kërkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe nga subjektet politike në këtë qytet që t’ua mundësojnë 35 anëtarëve të tyre të punojnë si komisionarë në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, shkruan sot Koha Ditore.
“Ne si shoqatë e personave me aftësi të kufizuara “Handicap-Kosova”, Dega në Ferizaj i kemi të evidentuar disa persona që e kanë mundësinë fizike dhe mendore për të punuar në ditën e votimeve si komisionarë.
Personi me aftësi të kufizuara ka të drejtë në aftësim, riaftësim profesional sipas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me këtë ligj. Në rastet e caktuara, kur është e nevojshme për shkak të shkallës, llojit dhe rëndësisë, aftësimi, riaftësimi mund të bëhet në shkollat e veçanta dhe institucione të tjera sipas plan-programeve për aftësimin dhe riaftësimin profesional.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}
-
Ferizaj punësoi për një vit si praktikantë rreth 15 persona me aftësi të kufizuara
-
HANDIKOS-i kërkon zotimin e partive për përmirësimin e kushteve të personave me aftësi të kufizuara
-
Vetëm 5 persona me aftësi të kufizuara të punësuar
-
33 ish-kandidatë ngrejnë dyshime për keqpërdorime në zgjedhjet lokale, kërkojnë ndërhyrjen e Prokurorisë
-
Votimi me raport mjekësor - “Down Syndrome Kosova” ankohet në Supreme