Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza premton pensione më ta larta për 50 % për kategoritë e luftës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se në Qeverinë e tij pensionet e veteranëve e ato të invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve, do të rriten për 50 për qind. Hamza u zotua se nën udhëheqjen e tij do të hiqen disa barriera e kufizime që ua mohojnë këtyre kategorive të drejtën në pension. Premtoi trajtim e ilaçe falas për invalidët e luftës.

Dy karrige për tre veteranë ishte “zgjidhja” që u bë në tubimin zgjedhor që Partia Demokratike e Kosovës e organizoi me këtë kategori të luftës.

Kësisoj u desh të gjenin zgjidhje, meqë salla nuk kishte më vend për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-luftëtarët iu rreshtuan të dy himneve, atij kombëtar e edhe atij të Kosovës.

Më pas, i erdhi radha marshit të UÇK-së, që e performoi Arif Vladi.

Takimi me, siç tha, më meritorët e lirisë, kandidati për kryeministër Bedri Hamza, u shpreh se ishte më i veçanti në jetën e tij.

Edhe Hamza premton rritje pagash për 50 për qind e pensione mbi 200 euro Arbëri Hamza premton rritje pagash për 50 për qind e pensione mbi 200 euro

Para tyre, Hamza si fillim dha një premtim idealist.

 “Një Kosovë e lirë, demokratike, e barabartë për të gjithë, në NATO dhe në BE. Ky është premtimi im për ju”, ka deklaruar ai.

E në aspektin materialist Hamza dha disa zotime për kategoritë e dala nga lufta.

“Përkrahja për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve do të rritet për 50 për qind në muajt e parë të mandatit të Qeverisë, të udhëhequr nga unë dhe Partia Demokratike”, ka shtuar Hamza.

Premtoi se do të gëzojnë të drejtën në pensionet që i meritojnë.

“Familjarët e dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të dëshmores apo dëshmorit dhe pensionit të moshës por do t’i marrin të dy pensionet sepse i meritojnë. Pensionin e moshës e garanton ligji dhe pensionin e dëshmorëve për arsye se kanë dhënë gjënë më të çmueshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit, fëmijët e tyre”, ka deklaruar tutje.

U zotua edhe për heqjen e disa kufizimeve të tjera.

“Veteranët më nuk do të kenë kufizime por do të kenë mundësi të punojnë dhe të marrin të ardhura nga shteti”.

Edhe Hamza prezanton zotimin për shëndetësi: Sigurime shëndetësore, barna falas, e shërbime cilësore Zgjedhjet 2026 Hamza prezanton zotimin për shëndetësi: Sigurime shëndetësore, barna falas, e shërbime cilësore

Para tyre kandidati për kryeministër u zotua për trajtim dhe ilaçe falas për invalidët e luftës.

Paraprakisht, Hamza në Prizren mbajti edhe një tubim rajonal me gra ku premtoi se punësimi dhe pavarësia ekonomike e tyre do të jenë prioritet i qeverisë së tij.