Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haliti: Po punojmë që shpejt të kemi lajme të mira për konstituimin e institucioneve

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka kryer mbledhjen e thirrur sot, pas lajmeve që vijnë nga kampi i LAA-së, për shkëputje të AKRS-së Pacollit dhe vendimit për t’iu bashkuar PAN-it.

Pas takimit për media është prononcuar Xhavit Haliti. Ai ka thënë se takimi ishte njoftim i brendshëm, raporton gazetari i Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi pa kemi biseduar. Mbledhja e Kryesisë ishte një njoftim i brendshëm. Jemi duke u bërë gati të kemi lajme të mira për konstituimin e institucioneve të Kosovës. Shumë shpejt do të keni informata zyrtare”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Pacolli është larguar nga LAA-ja.

“Për t’u krijuar institucionet duhen 61 vota dhe nëse bëhen 61 vota zgjidhet kryetari i Kuvendit”, ka thënë Haliti.