Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haliti kundër idesë së Thaçit, thotë se kufijtë nuk duhet të preken

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve.

“Idetë e shqiptarëve dhe serbëve për t’i bashkuar trojet që historikisht i kanë njohur të tyre, janë ide të vjetërsuara. Andaj, një referendum në Kosovë për t’ia bashkuar Republikës Luginën, është i paqëndrueshëm dhe i panevojshëm”, ka thënë Haliti, deputet i PDK-së.

Në një intervistë dhënë KosovaPress-it, Haliti ka thënë se dialogu do të duhej t’u lihej në dorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Lexoje gjerësisht: Haliti thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi është “Merr-Jep”


Nënkryetari i Kuvendit thotë se duhet të shënohet demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë dhe i njëjti të votohet në Serbi, kur ata ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Por, sipas tij, nuk duhet të bëhet marrëveshje për këmbim të territoreve në këtë formë siç po diskutohet në opinion.

Artikuj të ngjashëm