Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazi kërkon largimin e Kusari-Lilës: Kemi kryesues një njeri që s’vjen nga grupi ynë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ka kërkuar që Mimoza Kusari-Lila të largohet si udhëheqëse e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Siç tha ai, në GP të VV-së ka hendikep të madh për shkak se kryesuese e ka një person që nuk vjen nga Vetëvendosja.

"Po kam kërkuar. Mungesa e kohezionit, mungesa e vullneti mungesa e idesë që një deputet që nuk është pjesë e VV-së të udhëheq një grup kaq të madh sepse dinamikat brenda lëvizjes e bëjnë po ashtu komplekse përfaqësimin e grupit parlamentar. ka njerëz që janë brenda grupit parlamentar që kanë aftësi dhe durim më të madh për ta udhëhequr grupin parlamentar".

Ai është ankuar për hapësirën që po i jepet deputetit të Kosovës në publik, me arsyetimin se nuk është punë mosangazhimi por se “ka të bëjë me skenarë që paraqitën në seanca plenare apo debate që nuk lënë hapësirë të mjaftueshme për deputetët të angazhohen”.

“Dy probleme themelore të këtij skenari, është se si bëhet ndarja në komisione, janë jashtë idesë si t’i bëjnë diskutimet. Në rastin dy, në rastin e GP të VV-së kemi hendikep të madh sepse kemi kryesues të GP një njeri që nuk vjen nga grupi ynë, nuk ka kohezion të brendshëm. I kam adresuar këto, t’i kthehemi deputetit sepse ai nuk është makineri votuese. Duhet të kemi kohezion edhe me partitë opozitare sepse do të jetë shumë vonë sepse dikur do të jetë vonë kur të kemi shpenzuar kohën me përballje me kriza të mëdha të rikthehemi në konsensuse”, tha ai.