Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajrullahu: Institucionet të bëjnë më shumë për gjendjen e përkeqësuar të fëmijëve në rrugë

Edona Hajrullahu, zv/avokate e Popullit, ka folur për gjendjen e fëmijëve në rrugë që kërkojnë lëmoshë dhe se gjendja e tyre, kohëve të fundit është përkeqësuar. Thotë se nuk kanë një numër të saktë se sa fëmijë të mitur janë në këtë gjendje, porse numri është rritur.

Në Express Intervistën në KTV, tha se kanë trajtuar kryesisht gjendjen e fëmijëve të mitur që janë në rrugë. Ajo tha se nga rishikimi i dokumenteve përkatëse ligjore, informatave dhe të dhënave me të cilat posedojnë, vëren se përkundër përpjekjeve të bërë për të mbrojtur dhe ndihmuar fëmijët në situatë rruge përgjatë viteve, gjendja nuk ka shënuar përmirësime të dukshme. Për më tepër, tani më shumë se kurrë më parë në rrugë shohim fëmijë, përveç tjerash, duke pastruar xhamat e automjeteve, duke shitur gjësende të imta, duke kërkuar lëmoshë apo nëpër kontejnerë.

“Ata qëndrojnë rrugëve për shkak të gjendjes së rëndë financiare e ekonomike në shtëpi”, tha ajo.

Katër raste thotë t’i kenë gjetur si trafikim me fëmijë, ndërkaq raste tjera si keqpërdorim i tyre.

“Fëmijët që trafikohen mund të jenë edhe pa familje ose që vijnë nga shtete tjera. Në shtetin tonë, kemi edhe raste të tilla të paevidentuara”, tha Hajrullahu.

Edhe Avokati i Popullit kërkon veprime në mbrojtje të fëmijëve në rrugë Arbëri Avokati i Popullit kërkon veprime në mbrojtje të fëmijëve në rrugë

Sipas saj, ka raste edhe nga komunitetet pakicë që nga Kosova ikin për në Mal të Zi për lëmoshë.

Gjatë hetimeve që kanë bërë, thonë se institucionet nuk kanë numër të saktë të këtyre fëmijëve.

“Secili institucion ka të dhënat e veta por s’kanë një numër të përbashkët e më të saktë”, tha ajo.

Ajo tha se rekomandimi i parë që kanë bërë është se institucionet e Kosovës do të duhej të kishin bërë më shumë për ta parandaluar, trajtuar dhe adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge, meqë gjatë viteve ky fenomen nuk ka pësuar rënie.

Hajrullahu shtoi se fëmijët që qëndrojnë rrugëve, janë të keqtrajtuar fizikisht, të keqtrajtuar seksualisht e abuzohen, ndërkaq, duhet që shteti t’u kushtojë më shumë rëndësi e të ndihmohen.

Thotë se janë në pritje të aprovimit të ligjit për fëmijë.

“Ky ligj parasheh krijimin e disa qendrave që kur këta fëmijë të merren, të mos dërgohen në stacione policore por në këto qendra”, tha Hajrullahu.

Ajo thotë se është vepër penale në rast se qytetarët shohin rrugës fëmijë dhe nuk lajmërojnë Policinë. Por, ka shtuar se ka raste të shumta kur fëmijët qëndrojnë rrugëve, policia i sheh dhe nuk ndërmerr kurrfarë mase.

Edhe Avokati i Popullit: E përkeqësuar situata e fëmijëve në rrugë, institucionet të bëjnë më shumë Arbëri Avokati i Popullit: E përkeqësuar situata e fëmijëve në rrugë, institucionet të bëjnë më shumë

Ka folur edhe për atë se sa i dëgjojnë institucionet këshillat e rekomandimet që ua jep institucioni i Avokatit të Popullit.

“Ne kemi dëshirë të themi që është institucion që duhet të dëgjohet, kemi rritje të përqindjes së zbatueshmërisë. Edhe faktori ndërkombëtar na ka mbështetur dhe fuqizuar. Është diku rreth 50 për qind që zbatojnë”, tha ajo.