Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajdari: Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, pasojë e çekuilibrimit në tregun global

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka pyetur ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozetë Hajdari, në seancën në Kuvend lidhur me ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, raporton EO.

Ministrja Hajdari tha se kjo rritje është si pasojë e një çekuilibrimi të produkteve dhe tregut në nivel global.

“Jam e vetëdijshme për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, kjo edhe si pasojë e pandemisë, rritjes së importit dhe një çekuilibrimi të tregut global. Ndoshta kjo nuk është arsyetim por që ne kemi matjet tona”, tha Hajdari.

Hyseni i’u kundërpërgjigj ministres duke e pyetur se a planifikon masa shtesë kundrejt rritjes së çmimeve dhe produktet e importuara nga vendet e tjera./EO