Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajdari: Në Kosovë është vetëm një kompani e licencuar për prodhim të mishit të pulës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka treguar se në Kosovë është vetëm një kompani e licencuar për prodhim të mishit të bardhë të pulës.

Hajdari është pyetur nga deputetja e Vetëvendosjes, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, për këtë çështje.

Sadiku tha se 94 për qind e mishit të bardhë të pulës në Kosovë është i importuar.

“Në lidhje me pyetjen mishit të bardhë të pulës, e kemi konsultuar legjislacionin në fuqi që ka të bëjë me masat mbrojtëse, kemi analizuar të dhënat e pranuara nga Dogana e Kosovës dhe nga Shoqata e Shpendarëve të Kosovës, e po ashtu edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë , ku kemi kuptuar se kemi të licencuar vetëm një kompani prodhuese të mishit të bardhë të pulës. Kemi kuptuar se të dhënat tregojnë e ndonëse kemi rritje ne prodhim kemi mosplotësim të kërkesave për mishin e pulkës. Si ministri kemi lansuar së pari mundësinë për një ligj që lehtëson sa më shumë investimet në këtë industri. E rastin e parë kemi nënshkruar marrëveshjen që ka për qëllim realizimin ne projektit strategjik në vlerë prej 11 milionë euro më shumë, përmes KOSMONTE FOOD dhe me partnerin strategjik Perutnina Ptuj nga Sllovenia. E me një partner tjetër po ashtu ZOTT por jo në fushën e përpunimit mishit të pulës”, ka thënë Hajdari.