Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajdari: Kemi pasur vështirësi në zbatimin e Ligjit për shoqëritë tregtare

Ligji i shoqërive tregtare ka pasur vështirësi në implementim sa i përket sanksioneve.  Kështu ka bërë të ditur gjatë raportimit të saj, në Komisionin për Ekonomi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Arritjet e deritanishme mbi ligjin për shoqëritë tregtare, lidhur me sanksionet kemi hasur në vështirësi në të cilat ka arritur në zbatim ky ligj dhe që janë nga më të ndryshmet e që ne si ministri i kemi adresuar dhe kemi punuar në këtë drejtim”, tha Hajdari, raporton EO.

Kryesuesja e grupit punues, Mimoza Kusari-Lila e ka pyetur ministren nëse kanë filluar diskutimet mbi ligjin për shoqëritë tregtare.

“Ne kemi interes që të kemi shkëmbim të informatave në mes të dy sistemeve, dhe jemi të përkushtuar në ndihmesën e bizneseve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë” tha Hajdari.

Ministrja poashtu tha se janë në proces për dhënien e tri granteve pikërisht të udhëhequra nga gratë.

Edhe Tensione në raportimin e Hajdarit në Komisionin për Ekonomi, ndërpritet mbledhja Arbëri Tensione në raportimin e Hajdarit në Komisionin për Ekonomi, ndërpritet mbledhja

Ndërsa Ferat Shala nga PDK-ja ka pyetur Hajdarin lidhur me bashkëpunimin me universitetet që prodhojnë kuadro për tregun e punës.

Ministrja ka theksuar se se nuk ka pasur edhe shumë bashkëpunim sa i përket fakulteteve të ndryshme për krijimin e vendeve të punës.