Beograd, 22 tetor – Komisari europian për Zgjerim, Johannes Hahn, i tha gazetës serbe “Novosti” se BE-ja mbështet plotësisht dialogun midis Beogradit e Prishtinës, ndërsa si marrëveshje përfundimtare konsideron një zgjidhje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe reale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rrjedhat juridike në BE, transmeton Koha.net.
BE nuk spekulon rreth elementeve të mundshme të marrëveshjes përfundimtare juridikisht të detyrueshme.
“Cilado marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e ndërtuar me masë, që të mos shkaktojë precedent dhe të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit në BE”, ka thënë Hahn, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të krijojë precedent
-
Hahn: Perspektiva evropiane do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
-
Hahn: Dialogu Kosovë-Serbi është bërthamë e përparimit në rajon
-
Hahn: Perspektivat evropiane, motivim për të nisur dialogu Kosovë-Serbi
-
Hahn: Ngecja e dialogut me Kosovën nuk bën ta ndalë integrimin evropian të Serbisë